Ndahet nga jeta ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa
- Korca Boom
- Apr 3
- 1 min read
Margarita Xhepa, një prej aktoreve më të mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar, është ndarë nga jeta në moshën 91 vjeçare.
Lajmi i trishtë tronditi opinionin publik pasi aktorja sapo kishte festuar përvjetorin e 91-të.
Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1934, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj.
Gjatë karrierës së saj, aktorja e madhe Margarita Xhepa ka krijuar mbi 150 role në teatër.
Veç suksesit me veprat e shumta të dramaturgëve shqiptarë, Margarita Xhepa ka korrur sukses edhe në rolet e dramaturgjisë botërore si, Ofelia tek “Hamleti”, vajza e dytë tek “Mbreti Lir”, dadoja tek “Romeo e Zhuljeta”, mbretëresha Margaret tek “Rikardi III”, etj.
“KORÇA BOOM”
