top of page

Nesër starton java e 34-ër e superligës/ Skënderbeu-Tirana, premton spektakël

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 11
  • 1 min read

Kjo javë do të luhet e gjitha në një ditë dhe në një orë. Kështu të gjitha takimet do të startojnë nesër më 12 prill në të njëjtën orë, ora 15:30, kjo pasi po afron fundi i superligës dhe për të mos pasur probleme me ndeshjet, të gjitha takimet fillojnë paralelisht.


Duele mjaft të luftuara dhe spektakolare janë në program, ku 4 ekipet e “Final – Four” do të përplasin mes tyre “brirët”. Duele “jetike” do të luajnë edhe skuadrat që luftojnë për mbijetesën.



Kështu Elbasani do të presë Bylisin, ndërsa Dinamo do të luajë në transfertë ndaj Vllaznisë. Interesante do të jetë edhe përballja mes Partizanit dhe Egnatias, Skënderbeu - Tirana dhe Teuta - Laçi.


Përsa i përket ndeshjes Skënderbeu-Tirana është një përballje më shumë se interesante, kjo për vetë faktin se të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren për t'iu larguar vendeve të fundit. Më të avantazhuar janë bardhekuqtë që do të luajnë në shtëpinë e tyre dhe nuk mund ta falin Tiranën, aq më tepër në këtë moment kaq delikat.

 

JAVA 34 ORA 15:30

Vllaznia – Dinamo City 12.04.2025

Teuta – Laçi 12.04.2025

Skënderbeu – Tirana 12.04.2025

Partizani – Egnatia 12.04.2025

AF Elbasani – Bylis 12.04.2025



 “KORÇA BOOM”





 
 
bottom of page