Ngjarjet sportive të datës 10 prill deri në vitin 1921
- Korca Boom
- 5 days ago
- 1 min read
1900: U zhvillua gara e parë e hipizmit në Shkodër, me pjesëmarrjen e ushtarakëve turq dhe kalorësve vendas.
1901: Në Shkodër erdhi biçikleta e parë, me të cilën qytetari Cuk Skjapi mahniti qytetin duke ecur me të. 1902-1904: Filluan aktivitetet sporadike të futbollit në disa lagje të Shkodrës.
1905: Në Shkodër u formua skuadra e parë e futbollit, "Leka i Madh" në lagjen "Arra e Madhe"
1907: At Ruter, prift nga Malta, solli në Kolegjin Saverian të Shkodrës topin e parë të futbollit. 1911: Në Shkodër, sipas studjuesit Enver Bushati, u formuan disa skuadra të lagjeve në futboll.
1912: Në Shkodër u themelua për herë të parë një ekip qyteti në futboll, "Indipendenca e Shkodrës".
1913: Në gusht ose shtator, u zhvillua ndeshja e parë zyrtare futbolli, sipas rregullave të kohës, midis "Indipendencës së Shkodrës" dhe skuadrës përfaqësuese të ushtrive ndërkombëtare që ndodheshin në Shkodër
1920: Palok Nika organizoi garën e parë zyrtare të vrapimit, një maratonë rreth 4,200 metra, e cila u fitua nga Kol Gjoni.
1921: Për herë të parë në Tiranë u zhvillua një ndeshje e plotë futbolli: Agimi – Vllaznia 1-2.Këto ngjarje pasqyrojnë hapat e parë të zhvillimit të sporteve në Shqipëri, duke kontribuar në formimin e identitetit sportiv të vendit.
“KORÇA BOOM”