Nis puna për rikonstruksionin e Muzeut “Asdreni” në fshatin Drenovë
- Korca Boom
- Jul 23, 2024
- 1 min read
Një atraksion i ri turistik i shtohet Korçës.
Ka nisur puna për rikonstruksionin e Muzeut “Asdreni” në fshatin Drenovë, si pjesë e projektit tonë madhor Poli i Jugut, që i hap Korçës një pol të ri zhvillimi me ndikim të jashtëzakonshëm në ekonomi e turizëm.
Shumë shpejt Drenova do të shndërrohet në një nga destinacionet më të vizituara nga turistë vendas e të huaj.
