Një BRAVO për “Ujqërit”/ Sot meritonin notën 10-të!
- Korca Boom
- Apr 12
- 1 min read
Nëse ka një falënderim special ditën e sotme në ndeshjen Skënderbeu-Tirana 1-1, padiskutim që ai shkon për tifozët e Skënderbeut, ose e thënë ndryshe për “Ujqërit e dëborës”.
Si asnjëherë më parë në këtë superligë, tifozët bardhekuq sot e mbushën stadiumin si për të thënë se “ujqërit” janë gati gjithmonë kur Skënderbeu ka nevojë. Por skuadra në fushë, përjashto pjesën e parë, në të dytën nuk e justifikoi mbështetjen maksimale që i dhanë tifozët.
Gjithsesi edhe barazimi është një rezultat që i shkon për shtat Skënderbeut dhe tifozët duhet të kenë mbetur të kënaqur.
BRAVO e madhe për këta tifozë që me mbështetjen, me koreografitë, me gjithçka që dhanë në tribuna, meritojnë notën 10-të.
Madje mposhtën në tribuna fanaticsat dhe vërtet faleminderit për atë që bënë për këtë Skënderbe!
“KORÇA BOOM”
