Një rrugë e Arvanitasve në Athinë që të ngjan me Korçën
- Korca Boom
- Jul 19, 2024
- 1 min read
Hitoria na ka treguar se levizjet e popullsisë kanë qënë të shumta, kjo ka ndodhur edhe me ne shqiptarët që kemi kërkuar punën dhe mirëqënjen. Fotoja na tregon një rrugë në Athinë që njihet si rruga e Arvanitasve, pra të parëve të shqiptarëve.
Po ta shikosh me vëmendje nuk ka asnjë dallim nga rrugicat e Korçës, duke filluar nga ndërtesat që janë pothuajse i të njëjtit stil, mënyra e vendosjes në afërsi të shtëpive të banimit, katet e para dyqane siç edhe janë në shumë prej shtëpive në Korçë si dhe fakti se janë punuar me gur të gëdhendur nga mjeshtërat shqiptarë.
Këtë traditë të punimit të gurit e ndeshim sot edhe në Korçë, ku mjeshtrat polenakë dhe lavdarakë kanë lënë artin e tyre të gëdhëndjes. Por për tu rikëthyer tek fotoja të bën përshtypje fakti se kjo rrugë si edhe shumë të tjera, janë në një teren kodrinor dhe kjo duket qartë.
Shtëpitë janë ndërtuar në afërsi të Akropulit dhe kjo ka një shpjegim të saj. Mjeshtërat shqiptarë që punuan me dhjetra vjet për ndërtimin e Akropulit menduan edhe për sistemimin e familjeve të tyre prandaj ndërtuan edhe banesat e tyre.
