top of page

Në Pedonalen e Korçës, për të shënuar Ditën Botërore të Autizmit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 2
  • 1 min read

U mblodhën sot në Pedonalen e Korçës, për të shënuar Ditën Botërore të Autizmit, duke dërguar një mesazh të fuqishëm për gjithëpërfshirjen dhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Qytetarët ndaluan për të dëgjuar, për të marrë pjesë dhe për të treguar mbështetjen e tyre.


Të rinjtë vullnetarë nga Universiteti i Korçës ndihmuan në informimin e komunitetit, ndërsa persona me aftësi të kufizuara shfaqën talentet e tyre përmes punimeve artistike dhe produkteve të përgatitura nga vetë ata. Shitja e punimeve artizanale shërbeu si një hap konkret për mbledhjen e fondeve, duke mbështetur qendrat që ofrojnë shërbime për personat me aftësi të kufizuara.


Ndërkohë, mesazhet sensibilizuese të vendosura në vazo me lule u shpërndanë për të përhapur më tej ndërgjegjësimin e publikut. Ky aktivitet nuk ishte vetëm një ditë sensibilizimi – ishte një thirrje për veprim. Personat me autizëm dhe familjet e tyre kanë nevojë për mbështetje të vazhdueshme, shërbime cilësore dhe një shoqëri që i pranon dhe i fuqizon ata.


Një falënderim i veçantë për Shoqatën MEDPAK, Bashkia Korçë Universiteti "Fan S. Noli", Korçë - UNIKO, Qendrën Ditore “Atelie”, shkollën e mesme profesionale “Shërbime”, Qendrën Komunitare për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara dhe të gjithë ata që u bënë pjesë e kësaj nisme.


Falë Programit të Përbashkët të OKB-së “Askush të mos mbetet pas” (#LNB), i financuar nga Qeveria Zvicerane, po ndërtojmë një komunitet më gjithëpërfshirës, ku çdo person gjen mbështetje dhe mundësi për të kontribuar. Le të vijojmë të ngremë zërin për një shoqëri ku askush nuk mbetet pas!



 “KORÇA BOOM”



bottom of page