top of page

Parashikimi i frikshëm që u bë realitet, Baba Vanga paralajmëroi tërmetin shkatërrues me 2700 viktima në Mianmar

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 2
  • 1 min read

Një nga parashikimet e frikshme të Baba Vangës fatkeqësisht ka ndodhur! Bëhet fjalë për tërmetin shkatërrues e vdekjeprurës në Azinë Juglindore, një profeci që rezultoi e vërtetë, duke u marrë jetën rreth 2700 personave.


Pas një tërmeti shkatërrues me magnitutë 7.7 javën e kaluar në Mianmar më shumë se 2 mijë njerëz kanë humbur jetën.


Baba Vanga, emri i së cilës është Vangeliya Pandeva Gushterova, vdiq në moshën 84 vjeçare në vitin 1996, por emri i saj vijon e përmendet për shkak të parashikimeve që ka bërë. E verbër që në fëmijërinë e hershme, ajo thoshte se fuqitë e saj i kishte marrë gjatë një stuhie të tmerrshme. Ka “goditur” në shenjë me disa parashikime, si ai për vdekjen e Princeshë Diana-s apo fenomene si ngrohja globale e përmbytjet.


E quajtur ndryshe “Nostadramus i Ballkanit”, Baba Vanga thuhet se 85% e vizioneve të saj i ka pasur të sakta. Për 2025-ën, ka parashikuar se do ketë një konflikt në Europë që do pasohet me një luftë të re mes 2 shteteve. Ndërsa për vitin që vjen, ajo ka thënë se do ndodhin “luftëra mizore” dhe një apokalips botëror. Çuditërisht, këto parashikime janë në sinkron me ato të Nostradamus.



 “KORÇA BOOM”



bottom of page