top of page

Parashikimi i motit 2 Prill 2025, vranësira dhe rrebeshe shiu

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 2
  • 1 min read

Ditën e sotme vendi ynë, do të mbetet nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave të në pjesën më të madhe të territorit, por rrebeshe shiu priten sërish në zonat Qëndrore dhe Jugore.


Pjesa e dytë e ditës, do të sjellë shtim të intensitetit të shirave në pothuasje të gjithë vendit, përjashtuar vijën bregdetare ku shirat do të jenë të dobët e lokalë.


Ky destabilitet i atmosferës, do të na shoqërojë edhe gjatë natës.


Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme në orët e mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera minimale në Bulqizë deri në 23°C vlera maksimale në Shkodër dhe Durrës.


Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 38 km/h nga drejtimi Verior, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 ballë.



 “KORÇA BOOM”




bottom of page