Pas vdekjes së djalit, i jep fund jetës në Devoll nëna e Rigelsit
- Korca Boom
- Apr 3
- 1 min read
Nëna e Rigels Kasos, Teuta, është gjetur e pajetë në banesë. Rigels Kaso, ishte 42-vjeçari që u plagos rëndë nga një person dhe më pas humbi jetën në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ngjarja ndodhi rreth një vit më parë. 66-vjeçarja Teuta Kaso sipas të dhënave të policisë është gjetur e pajetë në banesën e saj në qytetin e Bilishtit, ndërsa dyshohet të jetë vetëhelmuar.
Policia ka referuar materialet në Prokurori për vlerësim, ndërsa mësohet se priten rezultatet e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 66-vjeçares.
Rigels Kaso, u gjet nga policia e Tiranës i dhunuar dhe i lënë në mes të rrugës.
Hetimet në atë kohë zbuluan se 42-vjeçari ka komunikuar në “Instagram” me bashkëjetuesen e 34-vjeçarit nga Peshkopia, Bajram Gjelodhi dhe ky i fundit ka shkuar vetë në vendtakimin që Kaso kishte lënë me të.
42-vjeçari është dhunuar me grushte nga Gjelodhi dhe i ka rënë koka në bordurë nga edhe mori dëmtime dhe nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.
“KORÇA BOOM”
