Pasditja sjell reshje më të dendura shiu në gjithë vendin, si parashikohet të jetë moti të enjten
- Korca Boom
- Apr 3
- 1 min read
Parashikimi i motit, 3 prill.
Territori Shqiptar do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në skajin Jugor.
Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim; të shtojnë vranësirat duke gjeneruar shira në pothuajse të gjithë territorin e vendit ku në zonat Juglindore priten edhe rrebeshe ndërsa vja bregdetare do të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por pa reshje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por ulen lehtë maksimumet duke u luhatur nga 4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Ersekës, deri në 22°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Durrësit dhe Fierit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.
“KORÇA BOOM”
