Pogradeci pret Kukësin/ Liqenorët gati për fitoren e radhës!
- Korca Boom
- Apr 10
- 1 min read
Pogradeci pas fitores me Valbonën javën e kaluar, ka kthyer fokusin te dueli i radhës në kampionat. Pogradecarët do të kenë përballë Kukësin, përballje kjo e vlefshem për javën e 32-të.
Skuadra e Ard Memës do të presë në shtëpi verilindorët ditën e dielë në orën 15:00. Takim shumë delikat, ku do të kërkojnë fitoren për të “vulosur” edhe kualifikimin në “Play-Off”.
Ekipi vazhdon përgatitjet intensive për këtë përbllje. Fatmirësisht Mema ka grupin e plotë të futbollistëve dhe kjo do ti japë mundësinë të luajë me më të mirët ndaj kuksianëve.
Kujtojmë se aktualisht Pogradeci mban vendin e 5-të në tabelën e klasifikimit me 46 pikë, 3 më shumë se Apolonia dhe Lushnja.
“KORÇA BOOM”
