POLICIA/ Dhunon nënën në Korçë, arrestohet. Procedime penale në Maliq e Kolonjë
- Korca Boom
- Apr 11
- 1 min read
Qarku Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin R. F., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. B., 65 vjeç, banues në Tiranë, pasi si pasojë e zjarrit që dyshohet se e ka ndezur nga pakujdesia, në fshatin Helmës, është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit E. A., 33 vjeç, G. D., 52 vjeç, dhe J. G., 63 vjeç, banues në Pojan dhe Zvezdë, Maliq, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi u kapen në pyllin mbi fshatin Zaroshkë, duke prerë dru, në mënyrë të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”
