top of page

POLICIA/ Procedime penale në Korçë dhe Maliq. Ja deklarata e bluve!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 4
  • 1 min read

Qarku Korçë


Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:


E. M., 65 vjeç, banues në Korçë, pasi në PKK Goricë, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Kufitare, për të ndaluar automjetin;

Xh. D., 34 vjeç, banues në fshatin Sovjan dhe I. R., 56 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.



Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin V. R., 58 vjeç, banues në Orman, pasi dyshohet se ka dëmtuar 200 plepa në pronën e vëllait të tij, për motive pronësie.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.



 “KORÇA BOOM”



 
 
bottom of page