top of page

Prefekti Nertil Jole falenderon 120 forcat e angazhuara sot me 10 mjete në vatrën e zjarrit  në zonën pyjore Bode

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 30, 2024
  • 1 min read

Updated: Jul 31, 2024

Falenderoj 120 forcat e angazhuara sot me 10 mjete në vatrën e zjarrit  në zonën pyjore Bode nga të gjitha strukturat e emergjencave civile në nivel qarku, në një territor kufitar të bashkisë Maliq dhe Korçë, të cilët për rreth 14 orë gjatë ditës së sotme u angazhuan maksimalisht në përpjekjen e vështirë për të mbajtur në kontroll përhapjen e zjarrit në masivin pyjor.

Bashkë me Kryetarin e Bashkisë Maliq kemi organizuar punën për vijimin e aksionit edhe ditën e nesërme që shumë herët në mëngjes, për të kontrolluar perimetrin e sipërfaqes së prekur dhe reduktuar riskun e përhapjes.

Mbrojtja e pyjeve është detyrë e të gjithëve, ndaj duhet të tregojmë shumë kujdes e vigjilencë për të shmangur pasoja të rënda dhe kosto të larta të kapaciteteve të mobilizuara!




 
 
bottom of page