Prefekti Nertil Jole takim në Prefekturë për…!
- Korca Boom
- Sep 25, 2023
- 1 min read
Prefekti i Korçës, Nertil Jole, pak më parë ka bërë të ditur se:
-Për të bërë një përmbledhje dhe diskutim të nivelit të plotësimit të detyrave për periudhën që ka kaluar nga ky vit, si dhe caktimin e objektivave e pikësynimeve për 3-mujorin e ngelur të vitit, zhvillova sot në Prefekturë një mbledhje analize me Nënprefektët, Sekretaren e Përgjithshme dhe Përgjegjësit e Sektorëve të institucionit.
-Arritje për sezonin që kaluam ishte administrimi i Emergjencave Civile Verore, duke sjellë një përmirësim sinjifikativ krahasuar me vitet 2022 dhe 2021. Ndërkohë që, tani do të fillojë puna për fazën parapërgatitore për Emergjencat Civile Dimërore.
-Siguria Publike po ashtu ka patur parametra të përmirësuar krahasuar me periudhat pararendëse, sidomos përgjatë këtij sezoni turistik, i cili ka qenë viti më i mirë në këtë drejtim. Ndërkohë që këtë sezon prioritet i veçantë do jetë zbatimi i masave të Paketës së Sigurisë në Shkolla.
-Kontrolli e bashkërendimi institucional me të gjithë aktorët shtetërorë dhe Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore, në zbatim të ligjeve të vendit e në funksion të qytetarëve, mbetet prioritet i institucionit, dhe kam besimin se me angazhim të përbashkët do të kemi arritjet e pritura, duke patur në vëmendje edhe nivelin e bashkëpunimit me aktorë të ndryshëm ekonomikë e socialë në qark, në funksion të përmirësimit të mëtejshëm dhe të efektivitetit të këtyre marrëdhënieve, në shërbim të qytetarëve e në përputhje me programet qeverisëse.
