Prezantohen kandidatët për deputetë në kryesinë e Partisë Demokratike dega Korçë
- Korca Boom
- Apr 4
- 1 min read
Sot u zhvillua prezantimi i kandidatëve për deputet të qarkut Korçë të Partisë Demokratike para kryesisë së PD Korçë.
Gjatë takimit, kandidatët patën mundësinë të paraqesin vizionin për zhvillimin e qarkut dhe angazhimin për të sjellë ndryshime konkrete në jetën e qytetarëve. Diskutimet u fokusuan në prioritetet kryesore që prekin Korçën dhe gjithë rajonin, përfshirë zhvillimin ekonomik, përmirësimin e infrastrukturës, mbështetjen për bizneset lokale, bujqësinë, arsimin dhe shëndetësinë, mbështetjen për pensionistët, të rinjtë apo kategoritë sociale si pikat kryesore të programit të Partisë Demokratike!
Drejtuesi Politik i Qarkut Korçë Z. Ivi Kaso theksoi se “Partia Demokratike mbetet e angazhuar për të sjellë një model të ri qeverisjeje, të bazuar në meritokraci, profesionalizëm dhe me një vizion të qartë për zhvillimin e qëndrueshëm të qarkut Korçë dhe mbarë vendit. Së bashku, si ekip, me mbështetjen e qytetarëve do të sjellim ndryshimin e shumëpritur nga të gjithë Shqiptarët. Koha e narkoqeverisë ka marrë fund. Është koha e ndryshimit, koha e demokratëve, koha e Partisë Demokratike, koha e Shqipërisë Madhështore!”
Fitore!
“KORÇA BOOM”

