top of page

Projekti i titulluar "STOP VIOLENCE" nga nxënësit e gjimnazit "Themistokli Gërmenji"

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 8
  • 1 min read

Projekti i titulluar "STOP VIOLENCE", realizuar nga nxënësit e klasës XII F nën drejtimin e mësueses së Anglishtes Eva Çërava, ka si qëllim të sensibilizojë opinionin publik dhe, veçanërisht të rinjtë për t'i thënë stop dhunës të çdo lloji dhe forme të saj.


Në këtë projekt u trajtuan disa forma dhune si: dhuna ndaj gruas, dhuna ndaj fëmijëve, dhuna kibernetike, dhuna në Shqiperi dhe dhuna në familje.



Nxënësit trajtuan çështjet duke u bazuar në raste konkrete dhe histori të vërteta. Trajtuan dhe analizuan rezultatet e pyetësorëve të cilët ishin mjet kryesor në analizën e projektit, duke përdorur grafikë të llojeve të ndryshme.


Ky projekt është produkt i një bashkëpunimi të frutshëm me Shërbimin psikosocial të shkollës, Zyrës së mbrojtjes të femijeve, Bashkia Korçë, Zyrës së mbrojtjes të viktimave të dhunës në familje, Shërbimi i shëndetit mendor dhe Policia Korçë.


Nxënësit përgatitën si formë denoncimi website si edhe video sensibilizuese. Ky projekt u finalizua me një thirrje të fuqishme nëpërmjet programit televiziv "Pak nga të gjitha" në RTSh Korca.



“KORÇA BOOM”



Recent Posts

See All
Përse 7 Marsi është caktuar dita e mësuesit?

<p>7 Marsi, Dita e Mësuesit, është një ditë e shënuar në shumë vende të botës, duke përkujtuar rolin e jashtëzakonshëm që kanë mësuesit në zhvillimin e individëve dhe shoqërisë. Dita e Mësuesit është

 
 
Sot urim i veçantë: Gëzuar festën Mësues!

<p>Sot është një ditë e veçantë, një ditë që na kujton rëndësinë e mësuesve dhe rolin e jashtëzakonshëm që ata luajnë në jetën tonë. Gëzuar festën mësues! Ky është një moment për t’i falenderuar për p

 
 
bottom of page