top of page

PËRMBYTJET NGA MOTI I KEQ/ Polonia shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 15, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/Messenger_creation_976A0A76-BCF5-4995-83E2-92559D620B1F.jpeg

Përmbytjet shkatërruese në Evropën Lindore kanë shkaktuar dëme të mëdha, me rajonet më të prekura që përballen me kushte të rënda. Stuhia e quajtur “Boris” ka sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme, duke lënë mijëra familje pa energji elektrike dhe fatkeqësisht duke shkaktuar humbje jete.

Në Poloni, mijëra banorë janë evakuuar për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga dalja e lumenjve, ndërkohë që qeveria ka vendosur të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Banorëve të zonave jugperëndimore të vendit u është kërkuar të largohen nga shtëpitë e tyre për të shmangur rrezikun.

Situata është e rënduar edhe në Rumani, ku mbi 700 banesa janë përmbytur, ndërsa autoritetet po punojnë me zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencave për të menaxhuar krizën. Ndërkohë, në Çeki, rreth 80% e qytetit të Krnovit është përmbytur, me mijëra banorë të evakuuar dhe operacionet e shpëtimit.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Recent Posts

See All
Thyhet rekordi i kërcimit i vendosur nga Ronaldo

<p>Të gjithëve e mbajnë mend atë kërcim të Ronaldos në shënimin e një goli me kokë, ku kërcimi i tij ishte i jashtëzakonshëm. Por tani kemi një foto që tregon një kërcim edhe më të lartë. Bëhet fjalë

 
 
bottom of page