Rektori Lorenc Ekonomi takim me atasheun për arsimin pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Metin Bulut
- Korca Boom
- Jan 31
- 1 min read
Bashkëpunimi në kuadër të ndërkombëtarizimit të kurrikulave dhe të kërkimit shkencor ishte fokusi i takimit që rektori, prof. dr. Lorenc Ekonomi zhvilloi me atasheun për arsimin pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Metin Bulut dhe me kryetarin e Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra.
Në takimin e zhvilluar në mjediset e Rektoratit, ku ishte e pranishme edhe zëvendësrektorja për shkencën dhe projektet, dr. Aida Mosko u prezantua veprimtaria që zhvillon në tërësi Universiteti “Fan S. Noli”, ndërsa theksi u vu në gjetjen e hapësirave të mundshme për bashkëpunim me universitetet turke.
Konkretisht në kuadër të ndërkombëtarizimit të kurrikulave dhe kërkimit shkencor, si dhe për projekte e veprimtari të përbashkëta për fusha me interes reciprok midis UNIKO dhe universiteteve turke, z. Bulut dhe z. Gurra ofruan mbështetjen e tyre për krijimin e urave të bashkëpunimit.
Collaboration in the framework of curriculum internationalization and scientific research was the focus of the meeting that the rector, Prof. Dr. Lorenc Ekonomi, held with the education attaché at the Embassy of the Republic of Turkey in Tirana, Mr. Metin Bulut, and the chairman of the ALSAR Foundation, Mr. Mehdi Gurra.
During the meeting held at the Rectorate, which was also attended by the Vice-Rector for Science and Projects, Dr. Aida Mosko, an overview of the activities of “Fan S. Noli” University was presented, with an emphasis on identifying potential areas for cooperation with Turkish universities.
Specifically, in the context of curriculum internationalization and scientific research, as well as for joint projects and activities in fields of mutual interest between UNIKO and Turkish universities, Mr. Bulut and Mr. Gurra expressed their support for establishing bridges of cooperation.
“KORÇA BOOM”