Rotary Club Korçë shpërndau sot bursa për 6 studentë të Universitetit “Fan S. Noli”
- Korca Boom
- Apr 4
- 1 min read
Rotary Club Korce shpërndau sot bursa për 6 studentë të Universitetit “Fan S. Noli”, të cilët kanë arritje të larta akademike si një motivim dhe mbështeteje ekonomike për ta.
Sekretari i Klubit Rotari të Korçë, z. Lorenc Bellovoda përshëndeti të pranishmit në emër të Klubit, duke bërë edhe një prazantim të punës së këtij klubi dhe në veçanti të projektit, i cili prej 20 vitesh mbështet me bursën prej 250 euro të rinj me arritje të larta në mësime.
Përfaqësuesit e këtij Klubi u pritën nga rektori, prof. dr. Lorenc Ekonomi dhe zëvendësrektori për mësimin, prof. as. dr. Lorena Zeqo, duke i falënderuar për bashkëpunimin e suksesshëm me Universitetin tonë.
Gjithashtu për studentët u shpërndanë edhe libra të Rotarit për t`i njohur më tepër me punën dhe misionin e këtij Klubi.
“KORÇA BOOM”


