Rreshjet e dëborës në juglindje, ja situata!
- Korca Boom
- Apr 7
- 1 min read
Bashkia e qytetit juglindor dhe më konkretisht, kryebashkiaku Sotiraq Filo njofton:
"Reshjet e borës, ndonëse të pazakonta për këtë periudhë pranvere, sollën një ndërhyrje të menjëhershme nga strukturat e shërbimeve publike të Bashkisë Korçë, në qytet dhe në të gjitha Njësitë Administrative.
Gjatë gjithë natës dhe sot herët në mëngjes, ekipet tona të mirëmbajtjes së rrugëve, së bashku me mjetet borepastruese kanë qenë në terren për të siguruar qarkullimin normal të automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve në kushte të sigurta.
Prioriteti ynë ka qenë pastrimi i akseve kryesore, rrugëve që lidhin institucionet publike, zonave me qarkullim të lartë. Falë punës së palodhur të punonjësve tanë dhe koordinimit të mirë mes strukturave, situata është tashmë e normalizuar dhe qyteti po funksionon në mënyrë të rregullt.
Faleminderit për mirëkuptimin e bashkëpunimin e qytetarëve dhe për të gjithë punonjësit që u angazhuan me përkushtim edhe në orët e natës."Rreshjet në juglindje, ja situata e rrugëve!
“KORÇA BOOM”
