Rriten temperaturat, por sot pasdite shi dhe dëborë në zonat malore!
- Korca Boom
- Apr 10
- 1 min read
Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në Ultësirën Perëndimore, ndërsa me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore do të jetë moti në zonat malore.
Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin shtim të vranësirave duke sjellë momente me pika shiu në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër duke lënë zonat bregdetare dhe kryesisht Jugun pa reshje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 2 gradë në orët e mëngjesit, por mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke u luhatur nga -1°C vlera më e ulët deri në 19°C vlera maksimale.
“KORÇA BOOM”
