Shikoni me çfarë fanela do të prezantohen Gjermania dhe Italia në Euro 2024
- Korca Boom
- Mar 15, 2024
- 1 min read
Ekipet kanë filluar të prezantojnë zyrtarisht edhe fanelat e tyre për Euro 2024.
Dy ekipet e para janë Gjermania dhe Italia. E para si vendi organizator dhe e dyta si kampionia në fuqi e Europës. Gjermania do të jetë me fanelën karakteristike të tre herë kampionit, me ngjyrën karakteristike të bardhë dhe ngjyrat e flamurit që kalojnë mbi shpatulla.
Italia do të ketë ngjyrën e kaltër, me trengjyrëshin e flamurit që zbresin në dy anët e qafës mbi supe.
Fanelat e reja do të vishen për herë të parë në miqësoret që do të luajnë këto dy ekipe.
