top of page

SKËNDËRBEU/ Statistikat flasin për korçarët. Tirana e ka "tabu" stadiumin juglindor!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 10
  • 1 min read

Skënderbeu-Tirana është përballja e dy ditëve më vonë në stadiumin juglindor, nga ato ndeshje që mund të quhet për “jetë a vdekje” për të dy skuadrat.



Në prag të kësaj përballjeje vijnë statistikat dhe stadiumin “Skënderbeu” duket se tashmë është kthyer në një “makth” për Tiranën.


Për bardheblutë nuk do të jetë aspak e lehtë transferta e Korçës, kjo pasi historia ka treguar se në vitet e fundit stadiumi i korçarëve është një “tabu” për bardheblutë. Statistikat tregojnë se në 15 vitet e fundit, Tirana ka mundur të sigurojë vetëm 4 fitore në Korçë.


Në 22 ndeshje të zhvilluara gjithsej në këtë stadium në 15 vitet e fundit, vendasit ia kanë dalë të sigurojnë plot 10 fitore. Kjo tregon se korçarët në shtëpinë e tyre përballë ekipit të Bledi Shkëmbit dinë të fitojnë shumë mirë.  



Dueli i së shtunës mes tyre do të luhet në orën 15:30 do të jetë një “finale” për mbijestesën, pasi siç dihet aktualisht Tirana ka vetëm 1 pikë më pak se Skënderbeu. Bardheblutë ndodhen në vendin e 8-të në klasifikim, ndërsa korçarët janë të 6-tët.


 “KORÇA BOOM”



 
 
bottom of page