top of page

SOT Maratona "Enkelana"/ 500 atletë nga 38 vende të botës!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 27, 2024
  • 1 min read

Njoftim i rëndësishëm! Marathon Enkelana edicioni III-të, 27 Korrik 2024

Marathon Enkelana vjen në Pogradec në edicionin e saj të III-të, do të ketë edhe këtë vit dy disiplina;

21.195 m Lin-Pogradec

11.500 m Pogradec-Tushemisht-Pogradec

Pjesë e garave do të jenë pjesëmarrës nga 38 vende të botës, profesionistë dhe amatorë. Për mbarëvajtjen e garës dhe zhvillimin e saj do të ketë bllokim të rrugëve si më poshtë:

Dt 27 Korrik prej orës 18⁵⁰ deri në orën 20³⁰ aksi Lin-Pogradec(nisja e garës nga qendra e fshatit Lin) sportistët do të devijojnë në kilometrin e 10-të garës për të vrapuar më pas në korsinë e biçikletave.

Gara 11.500 m, do të nisë nga qendra e Pogradecit prej orës 19:⁰⁰

Do të jetë e bllokuar deri në orën 21⁰⁰

-Bulevardi "Reshit Çollaku"

-Bulevardi "Kajo Karafili"

-Rruga deri tek Karburanti "Gega"

-Aksi Pogradec-Tushemisht si edhe rruga përgjatë liqenit në drejt Vilave dhe devijojnë tek rruga e zjarrfikëses për të shkuar drejt finishit në qendër.

Për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, do të jenë të angazhuara forcat e policisë së rendit, forcat e policisë rrugore, efektivët e policisë bashkiake, MZSH, ambulanca etj.

Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesëve të automjeteve dhe qytetarëve që të evitojnë lëvizjet me makine në oraret e përmendura për të mos krijuar anomali.

Pogradec-Lin ora 18⁵⁰ deri në 20³⁰

Pogradec-Tushemisht-Pogradec 19⁰⁰-21⁰⁰




 
 
bottom of page