top of page

Startoi turneu i futbollit “Pranverë 2025”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 9
  • 1 min read

Sot startoi turneu i futbollit "Pranverë 2025" për djem mes shkollave 9-vjeçare të qytetit të Korçës organizuar nga Drejtoria Teknike e SHRF Korçë në bashkëpunim me ZVA Korçë-Pustec.


Qëllimi i këtij aktiviteti është evidentimi i talenteve të rinj, masivizimi dhe dashuria për futbollin si dhe pesëmarrja me sport dhe aktivitet fizik, na japin mundesinë që ta mbajmë brezin e ri larg veseve të këqija dhe sigurimi i shëndetit fizik dhe mendor.



Dita e parë ishte shumë interesante ku pati lojëra shumë të bukura dhe me emocion. Ju kujtojmë se në gjysëm-finale që do të zhvillohen nesër kanë dalë shkollat 9-vjeçare “Pandeli Cale”, “Stavri Themeli”, “Nuçi Naçi” dhe “Sotir Gura” me merite të plotë duke treguar nivel dhe disiplinë sportive.


Ndeshjet e këtij turneu u ndoqën dhe nga media lokale të qytetit si dhe prindër të fëmijëve.


 “KORÇA BOOM”




bottom of page