Studentët e “Fan S. Noli”, të cilët studiojnë në programin Master i Shkencave në “Kulturë, Media dhe Editim” zhvilluan takimin me temë “Kultura dhe dinamikat e jetës në shoqërinë shqiptare
- Korca Boom
- Jul 29, 2024
- 1 min read
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli”, të cilët studiojnë në programin Master i Shkencave në “Kulturë, Media dhe Editim” zhvilluan takimin me temë “Kultura dhe dinamikat e jetës në shoqërinë shqiptare në tranzicion: “Libri “American dream” dhe veçoritë e përkthimit”, ku i ftuar ishte z. Beqir Potka, protagonist i librit biografik “American Dream”, të shkruar nga pedagogu prof. as. dr. Erisi Rusi dhe të përkthyer në gjuhën angleze nga prof. as. dr. Eriola Qafzezi.
Takimi ishte në kuadër të lëndës “Kulturë përkthimi”, pjesë e kurrikulës së këtij programi studimit, duke mundësuar një qasje krahasimore të botimit të librit në gjuhën shqipe dhe angleze për të nxjerrë në pah veçoritë gjuhësore dhe përshtatjet e mundshme mes dy teksteve.
Në këtë takim, studentët u njohën me elemente të përmbajtjes së librit, duke u ndalur në pereceptimin e tekstit nga publiku.
