Sukses tjetër i korçarit Ilir Këllëzi në Volos të Greqisë!
- Korca Boom
- Apr 4
- 1 min read
Ilir Këllëzi, njeriu i maratonave dhe që po i kushton gjithë jetën sportit të atletikës, vazhdon me sukseset e tij si në garat kombëtare edhe në ato ndërkombëtare.
Ka qenë viti i dytë radhazi që Këllëzi mori pjesë edhe në Ultta Trails “Ulqin 2025” dhe, edhe këtë herë bëri një paraqitje fantastike, mes shumë atletëve nga shtete të ndryshme.
Pas Ulqinit, Këllëzi së fundmi udhëtoi drejt Greqisë, ku mori pjesë në “Volos 2025”, në garën e 9-të ndërkombëtare të gjysmëmaratonës. Ky aktivitet u zhvillua në fundjavë dhe Ilir Këllëzi përfaqësoi denjësisht Shqipërinë.
Një atlet i jashtëzakonshëm korçari Këllëzi që nuk ndalet vit pas viti me sukseset e tij të mëdha.
I urojmë sa më shumë përfaqësimë dinjitoze në të ardhmen Ilirit dhe suksese edhe në garat ndërkombëtare!
“KORÇA BOOM”

