Sulmi në Britani/ Mbi 2 mijë qytetarë iu bashkuan homazheve, prindërit e viktimave: Tregohuni vigjil
- Korca Boom
- Aug 22, 2023
- 1 min read

Britania u trondit disa ditë më parë nga një ngjarje e rëndë. Tre persona humbën jetën jetën pas një sulmi me thikë, ndërsa 3 të tjerë mbetën të plagosur.
Autori i ngjarjes një 31-vjeçar u arrestua nga policia britanike. Ndërkohë ditën e sotme studentë janë bërë bashkë drejt kampusit universitar për të nderuar studentët e vitit të parë që u vranë me thikë.
Më shumë se 2 000 studentë dhe staf nga Universiteti i Nottingham mbajtën një ceremoni për të kujtuar Barnaby Ëebber dhe Grace O’Mally Kumar, të dy të moshës 19 vjeç, të cilët u sulmuan, ndërsa po shkonin në shtëpi pasi po ktheheshin nga qendra e qytetit rreth orës 4 të mëngjesit.
Personi i tretë që mbeti i vrarë në Nottingham Ian Coates, ishte një kujdestar
65-vjeçsari kishte disa muaj në pension kur u godit me thikë në anën tjetër të qendrës së qytetit.
David dhe Emma Webber, prindërit e Barnaby Webber, ishin ulur në të dyja anët e djalit të tyre më të vogël, Charlie në këtë ceremoni.
“Kam humbur djalin tim dhe as nuk mund ta kuptoj se si do të përballem me këtë situatë të rëndë, unë, Ema, Charlie, familja dhe miqtë nuk e di se si do ta përballojmë”, ka thënë mes lotësh ai.
Webber, i njohur për miqtë si Barney dhe nga Taunton, Somerset, ishte një anëtar i ekipit të kriketit për meshkuj të universitetit.