SUPER Pogradeci, mposht Dinamon në kryeqytet!
- Korca Boom
- Apr 4
- 2 min read
Dinamo-Pogradeci 2-3
(25-14, 25-22, 19-25, 23-25, 4-15
Pogradeci ka fituar edhe ndeshjen e dytë në kryeqytet ndaj Dinamos dhe kalon më tej, duke treguar se mbetet një skuadër e madhe dhe e denjë për cilindo ekip në superligën e femrave në lojën e rrjetës.
Një fitote e çmendur mund të quhet kjo e sotmja në kryeqytet ndaj dinamoviteve, pasi dy setet e para i ka fituar Dinamoja dhe kur mendohej që do të fitonte pastër, ishte Pogradeci që kthen lojën dhe mbyll ndeshjen 2-3 brenda në kryeqytet.
Seti i parë i ndeshjes fillon mirë për dinamovitet që kryesojnë 6-3 dhe 9-6, ndërkohë që pogradecaret hutohen dhe avantazhi thellohet në 16-8 për Dinamon, duke bërë që ky set të shkojë drejt fitores për vendaset. Më tej 17-9, 21-12 dhe përfundimisht 25-14 dhe 1-0 për Dinamon me sete.
Seti i dytë i takimit, ndryshe nga i pari, fillon vrullshëm për miket që kryesojnë 1-5 dhe 2-7, ndërkohë që pas këtij momenti Dinamo afrohet në 8-10 dhe sërish kemi një lojë të mirë të pogradecareve që kryesojnë bindshëm 10-17 dhe pas këtij momenti kemi kthesën e madhe të Dinamos. 15-19, ngushtohen shifrat dhe më tej 19-19, një barazim i çmendur, duke bërë që Dinamo që udhëheqë 23-19 dhe të mbyllë edhe këtë set 25-22 dhe tashmë setet shkojnë në 2-0.
Pas këtij momenti vjen edhe kthesa e madhe, teksa në setin e tretë Pogradeci zgjohet dhe pas barazimit 5-5 ka vetëm udhëheqje të mikeve me shifra të ngushta, 9-11, 11- 13 apo edhe 14-20, diferencë që i jep qetësi mikeve që mbyllin setin 19-25 dhe tashmë gjendja e seteve shkon në 1-2.
Seti i katërt fillon sërish me barazimin 4-4 dhe janë dinamovitet që udhëheqin 7-4, por liqenoret përpiqen shumë dhe do të barazonin vetëm në momentin që shifrat do të shënoheshin 12-12. Më pas gjithçka flet për Pogradecin që udhëheq 16-19, 20-22 dhe mbyll setin 23-25 dhe tashmë 2-2.
Seti final ka qenë edhe më dominuesi për liqenoret që kryesojnë bindshëm 1-8 dhe e vështirë të përmbyset, teksa më tej 3-9, 4-11 dhe përfundimisht 4-15 dhe krejt ndeshja 2-3 për Pogradecin në këtë përmbysje të çmendur.
Urime vajzave të Pogradecit për fitoren e sotme!
Suksese më tej!
“KORÇA BOOM”
