top of page

Super Skënderbe/ Fitore e madhe e “Ujqërve” në Laç. Bismark heroi bardhekuq

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 3 min read

Laçi-Skënderbeu 1-2

Shënues: Melo 39’ / Bismark 19’, 82’

LAÇI: Dobjani, Kurti, Lleshi, Tresa, Bullari, Bibo, Manellari (Traore 84’), Prodani, Melo, Opeh, Kristian. Trajner: Françesko Moriero

SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Merlim (Lukas 74’), Nikaj (Janaqi 74’), Nasr, Dumfur, Sabo, Estrela (Vaskuez 87’), Doka (Ramos 68’), Shaqe, Bismark. Trajner: Ernest Gjoka

Kartonë të verdhë: Bytyçi (në stol), Prodani, Bibo, Kristian / Merlim, Dumfur

 

Ndeshja nis me përplasje në fushë që në minutën e parë, teksa pas një aksioni të kurbinasve është Shaqe për Skënderbeun dhe Lleshi për kurbinasit që acarohen me njëri-tjetroin dhe u desh menjëherë ndërhyrja e gjyqtarit Ditmir Grimci që të qetësojë lojtarët në fushë.



Një moment i rezikshëm në fushë ka qenë ai i minutës së 8-të, ku pas një rrëmuje në zonën e Skënderbeut, Bullari gjuan dobët dhe pret lehtësisht Alia. Vetëm pak sekonda më vonë janë përsëri vendasit që për pak sa nuk shënojnë, por Tresa e dërgon topin jashtë.

Në të 17-ën minutë është Skënderbeu që proteston në zonën e Laçit, teksa Nikaj pengohet, por asgjë për gjyqtarin kryesor, vazhdon loja.


Në të 19-ën minutë është Skënderbeu që surprizon, teksa pas një gabimi të mbrojtjes vendase është Bismark që përfiton, gjuan dhe 0-1 për Skënderbeun.


Pas shënimit të golit të avantazhit për Skënderbeun, loja bie nga të dy skuadrat, ndërkoh që Skënderbeu përpiqet të ulë ritmin dhe e bën mirë këtë gjë. Në të 38-ën minutë është Albi Doka që i ardhur nga mbrojtje lëshon një predhë nga jashtë zonë, por jashtë kuadratit.  

Duhet të vinte e 39-ta minutë që Laçi të barazonte. Është Melo që harohet në mbrojtjen bardhekuqe gjuan dhe rezultati barazohet në 1-1.



Edhe pas barazimit sërish kurbinasit për pak sa nuk shënojnë golin e avantazhit me anë të Bullarit, por shpëton për mrekulli porta e Skënderbeut.

Nuk ka më kohë dhe pjesa e parë mbyllet në barazimin 1-1.


Pjesa e dytë e takimit fillon pa ndërrimë nga të dy kampet, teksa të dy teknikët u besojnë lojtarëve që hodhën në fushë nga minuta e parë. Ndërkohë që në startin e pjesës së dytë nuk ka raste, në të 54-ën minutë ka sërish rrëmujë në fushë dhe acarime, teksa këtë herë është Juri Merlim për Skënderbeun dhe Prodani për Laçin dhe të dy ndërshkohen me kartonë të verdhë.


Deri në minutën e 60-të asnjë rast në të dy portat, me një superioritet të lehtë të vendasve, por pa rezultat.  

U desh minuta e 70-të që të vinte rasti i parë i pjesës së dytë, teksa Tresa për pak sa nuk shënon, por është Alia shpëtimtar që e pret topin në dy kohë.


Në të 82-ën minutë sërish Skënderbeu surprizon, teksa Bismark merr një asis me kokë nga Nasr dhe në zonë gjuan dhe shënon golin e dytë, duke shtangur sërish kurbinasit. Ka festë në radhët e Skënderbeut.


Edhe 5 minutat e shtesës së pjesës së dytë nuk sjellin ndryshime dhe Skënderbeu arrin një fitore të madhe në këtë transfertë kaq të vështirë. Tani po, skuadra e presidentit Ardjan Takaj, është shumë pranë shpëtimit nga rënia prej superligës.

 



Minutat dhe rastet e pjesës së parë

 

8’ – Rrëmujë në zonën e Skënderbeut. Është Bullari për vendasit që gjuan dobët dhe pret Alia.

9’ – Një minutë më vonë sërish kurbinasit këtë herë me anë të Tresa që përballë portës mike nuk arrijnë ta dërgojnë topin në kuadrat, shpëton porta bardhekuqe.

17’ – Skënderbeu pretendon për 11-metërsh, Ardit Nikaj pengohet në zonën kurbinase, por gjithçka e rregullt për gjyqtarin kryesor edhe pse ka protesta nga korçarët.

19’ – Skënderbeu shënon në portën e Laçit. Është Bismark që përfiton nga një gabim i mbrojtjes vendase, gjuan dhe Skënderbeu kalon në avantazh.

38’ – Është Skënderbeu që sërish rrezikon këtë herë me anë të Albi Dokës, që gjuan fuqishëm nga jashtë zone, por topi përfundon jashtë.

39’ – Tresa në një kundërzritje për vendasit në krahun e djathtë fut një top të sakytë në zonë dhe është Melo që përballë portës gjuan dhe 1-1.

 

Minutat dhe rastet e pjesës së dytë

70’ – Rasti i parë i pjesës së dytë. Tresa për kurbinasit godet në zonë dhe është Alia që në dy kohë shpëton portën e Skënderbeut.

83’ – Është Skënderbeu që surprizon me anë të Bismark. Saleh Nasr shërben me kokë në zonë për sulmuesin e qendrës që gjuan në portë dhe 1-2 për Skënderbeun.



 “KORÇA BOOM”



 
 
bottom of page