top of page

Superiorja “zjarr”, sot 5 ndeshje/ Skënderbeu-Tirana dueli i mbijetesës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 12
  • 1 min read

Superiorja do të luajë ditën e sotme ndeshjet e javës së 34-të të kampionatit. Takime mjaft të rëndësishme janë në program për t’u zhvilluar në orën 15:30.


Të githa sfidat do të luhen ditën e sotme në po të njëjtën orë, ku ekipet do të bëjnë mes tyre llogaritë e kësaj jave. Kështu do të sfidohen mes tyre Elbasani – Bylis, teksa Partizani do të presë në shtëpi Egnatian.



Vëmendja kryesorë do të jetë edhe në Korçë, ku Skënderbeu do të matë forcat me Tiranën për mbijetesën, njëjtë si dueli mes Teutës dhe Laçit. Ndërkohë takimi tjetër i ditës është mes Vllaznisë dhe Dinamos që do të luhet në “Loro Boriçi”.

 

JAVA 34 SOT (ORA 15:30)


Vllaznia – Dinamo City

Teuta – Laçi

Skënderbeu – Tirana

Partizani – Egnatia

AF Elbasani – Bylis


 “KORÇA BOOM”



 
 
bottom of page