top of page

SUPERLIGA/ Ekipeve me merkato të bllokuar, u shtohet edhe një tjetër

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 9
  • 1 min read

Nuk kanë të ndalur ekipet e superligës që vazhdojnë të jenë me merkato të bllokuar. Natyrisht, kjo nuk është një shenjë e mirë dhe ndikon negativisht, por është realiteti i krijuar ose i fituar.


Kështu, me merkato të bllokuar janë tre ekipe, Laçi, Tirana dhe Vllaznia. Por kjo e fundit merr lajmin e mirë, pasi i është hequr ky sanksion, pasi ka shlyer të gjitha pagesat e lojtarëve që e kishin bllokuar. Ndërkohë, Tirana dhe Laçi vazhdojnë, por këtyre ekipeve u është shtuar tashmë edhe Dinamo.



Një lajm shumë i keq për ekipin e Ilir Dajës, që po bën një sezon shumë të mirë dhe lufton edhe për titullin kampion, por tani për sezonin e ri, nuk mund të bëjë afrime, gjithnjë nëse nuk shlyen detyrimet financiare që ka për ndonjë futbollist që ka fituar gjyqin me klubin.


"KORÇA BOOM"


ree


 
 
bottom of page