top of page

Takaj-Halili, kush e fiton nesër “finalen” e mbijetesës?

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 11
  • 1 min read

Një përballje më shumë se të buku do të shikojmë nesër në stadiumin “Skënderbeu” atë të javës së 34-ër mes Skënderbeut dhe Tiranës. Në juglindje mezi e presin këtë ndeshje kaq të rëndësishme dhe që vendos jo pak për këto javë të fundit të superligës.


Përpos përballjeve në tribuna mes tifozërive, lojtarëve në fushë dhe pankinave, nesër në tribunë do të kemi një duel më shumë se interesant. Ardjan Takaj dhe Refik Halili do të jenë në krah të njëri-tjetrit, por në fund vetëm njëri do të jetë i kënaqur me rezultatin e kësaj ndeshjeje.



Të dy janë protagonistë në superligën shqiptare dhe në dekadën e fundit dhe më shumë është Takaj ai që ka buzëqeshur më shumë, por të shohim nesër se kush do tja dalë.

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj mka bërritur qysh dje në juglindje dhe është pranë skuadrës në këtë moment kaq delikat, ndërkohë që ka zhvilluar takime me stafin teknik dhe futbollistët, gjë që do ta bëjë edhe gjatë ditës së sotme.


Edhe nesër në orët e paradites presidenti i Skënderbeut do ti takojë të tijtë për tu dhënë porositë e fundit përpara kësaj ndeshjeje që do të jetë “zjarr” në fushë dhe në tribuna.


 “KORÇA BOOM”



 
 
bottom of page