Takaj nesër në Korçë, takim me lojtarët dhe stafin!
- Korca Boom
- Apr 9
- 1 min read
Updated: Apr 10
Skënderbeu-Tirana është përballje për “jetë a vdekje” ditën e shtunë dhe padyshim që kjo ndeshje është ndezur qysh ditën e djeshme me dy tifozëritë që kanë filluar të organizohen për këtë ndeshje. Është e sigurt që të shtunën do të shohim një stadium plot e përplot dhe bukurinë këtij takimi do t'ia japin të dy tifozëritë që do të mbështetin maksimalisht ekipet e tyre të zemrës.
Ndërkohë që Skënderbeu është duke vijuar përgatitjet në shtëpi, mund të themi që ditën e nesërme, pra dy ditë përpara ndeshjes me Tiranën do të udhëtojë drejt Korçës për të qenë pranë skuadrës edhe presidenti Ardjan Takaj.
Rezultatet pozitive të javëve të fundit dhe rëndësia e kësaj ndeshjeje, tre javë përpara fundit, ka bërë që njëshi i klubit juglindor të zgjedhë që të qëndrojë më shumë pranë të tijve dhe nesër pritet të jetë prezent edhe në stërvitjen e mesditës që do të jetë e parafundit para Tiranës.
Pritet që qysh nesër Takaj të takojë lojtarët dhe stafin teknik ku do të rrisë së tepërmi adrenalinën e ekipit. Vetëm një rezultat do të kërkojë presidenti i Skënderbeut ndaj Tiranës të shtunën, fitoren, pasi nuk ka alternativë tjetër në këtë moment ku pikët janë më shumë se kurrë jetike.
Ardhja e njëshit të Skënderbeut nesër, tregon se skuadra bardhekuqe e ka vlerësuar shumë këtë ndeshje, por pak kërkon që flasë në media, pasi më shumë do të flasë në fushën e lojës.
“KORÇA BOOM”
