top of page

Takim me artin e fotografisë në shtëpinë e mjeshtrit Gjon Mili

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 9
  • 1 min read

Takim me artin e fotografisë në shtëpinë e mjeshtrit Gjon Mili


Një grup studentësh nga Liceu Artistik "Jordan Misja" – EU Tirana vizituan Muzeun Gjon Mili, duke u njohur nga afër me jetën dhe veprën e një prej figurave më të shquara të fotografisë shqiptare në botë.



Të apasionuar pas artit dhe krijimit vizual, studentët u ndalën me vëmendje tek elementët teknikë dhe krijues që Mili solli në fotografi, si loja me dritën, momenti dhe silueta në lëvizje - detaje që për ta ishin frymëzim dhe burim reflektimi artistik.


Ky takim ndërmjet brezit të ri të artistëve dhe trashëgimisë fotografike të Gjon Milit është dëshmi se arti nuk njeh kohë – ai jeton dhe frymëzon brez pas brezi.


 “KORÇA BOOM”



bottom of page