top of page

"Thumbojnë" tifozët korçarë pas deklaratës së Bledi Shkëmbit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 11
  • 1 min read

Trajneri i ekipit të Tiranës, Bledi Shkëmbi ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka shprehur pretendimet e tij, të cilat janë mëse normale dhe, në fakt, Shkëmbi është në të drejtën e vet.


Por kanë qenë tifozët korçarë ata që kanë reaguar dhe kjo jo aq ndaj Shkëmbit, sesa ndaj ekipit të tij.



Komentet e tifozëve:


Mireli: Kollitu njëherë, pastaj shikoji pikët që mund të marrësh.


Mikeli: Respekte për ty, por ekipi juaj mundet nesër në Korçë.


Ramadani: Shkëmbi, e dimë që je atdhetar, por shihemi dhe flasim nesër në Korçë.


Rojeti: Ju nuk fitoni dot; merrni me vete edhe arbitrat, se ata ju duhen.


Gjergji: Do ta shikosh nesër atë “fitoren” ndaj Skënderbeut. 2-0 përfundon takimi.


Artani: Besoj e ke harruar Korçën ku ke luajtur, por e di mirë cili është Skënderbeu – këtë do ta tregojmë përsëri!


"KORÇA BOOM"



 
 
bottom of page