Tirona Fanatics organizohet para Skënderbeut, pritet të jenë të shumtë të shtunë në Korçë
- Korca Boom
- Apr 8
- 1 min read
Skënderbeu-Tirana është përballja e së shtunës në stadiumin “Skënderbeu”, nga ato ndeshje që luhet për “jetë a vdekje” për të dy skuadrat që ndodhen në zonën e ftohtë. Një fitore e Skënderbeu do të lante duart nga rreziku i rënies, por humbjen nuk mund ta pranonte Tirana, skuadër që ndodhet poshtë bardhekuqve dhe që vijnë këtë fundjavë në stadiumin “Skënderbeu” për të marrë pikët maksimale.
Kjo përballje e së shtunës ka filluar të ndihet që në këto momente edhe pse e shtuna do edhe katër ditë të tjera.
Kanë qenë fanaticsat ata që ditën e sotme kanë reaguar në rrjetet sociale, teksa kanë deklaruar që do të jenë të shumtë drejt Korçës të shtunën:
Ja dhe deklarata e tifozëve miq:
“Të shtunën për spektaklin e rradhës në Korçë!
Nuk ka justifikime...të gjithë drejt bulevardit!
Detajet e transfertës do të dalin në një njoftim të dytë!
Se kto Fanatics...”, shkruan tifogrupi i Tiranës.
Tashmë është radha e “Ujqërve të dëborës” për të bërë të ditur organizimin për ditën e shtunë, që sigurisht do të jetë surprizë dhe që pritet ta mbushin stadiumin juglindor plot e përplot.
“KORÇA BOOM”
