top of page

Tradita në Korçë vazhdon/ Petkat, trahanaja, dromkat…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 24, 2024
  • 1 min read

Korça ka një vlerë më shumë dhe kjo lidhet me faktin se gratë duararta korçare janë shumë familjare dhe mendojnë për të nxjerë nga duart e tyre prodhime për periudhën e dimrit.

 Duke qënë se temperaturat në Korçë janë të larta dhe shkojnë deri në 37 gradë, kjo jep mundësi për të përgatitur ushqimet e dimrit që janë realisht të veçanta në Korçë.

Kështu krahas të tjerash prodhimet e brumit si petkat, tërhanaja, dromkat zënë vendin më të lartë dhe kryesor. Pothuajse në çdo familje korçare këto përgatiten vetë ose sigurohen mes blerjes në dyqan që në këtë periudhë nuk mungojnë.

Por nuk janë vetëm këto prodhime për dimër, është reçeli, turshitë e ndryshme etj. Të vjen mirë që tradita vazhdon dhe shpresohet të transmetohet brez pas brezi.




 
 
bottom of page