top of page

"Ujqërit" thirrje klubit bardhekuq: Hyrja në stadium të jetë falas

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 9
  • 1 min read

Ka filluar të ndizet parakohe sfida e ditës së shtunë, aty ku do të luajnë në Korçë ekipi i Skënderbeut dhe Tiranës, dy ekipe që herë pas here nuk kanë pasur marrëdhënie të mira mes tifozerisë gjatë viteve.


Gjithsesi, tani në këto momente të dy tifozëritë shikojnë pikët e ekipeve. Tirana shquhet për tifozerinë e saj që është e shumtë edhe në ndeshjet në transfertë dhe informacionet thonë se do të ketë një pjesëmarrje shumë të madhe edhe në Korçë. Kjo është mëse normale dhe i jep edhe më shumë bukuri sfidës.



Nga ana tjetër, janë tifozët korçarë që kanë bërë thirrje për të gjithë sportdashësit që të mbushin si asnjëherë më parë stadiumin e Korçës. Madje, ata kanë shkuar deri atje sa kanë kërkuar që hyrja të jetë e lirë, kjo jo sepse nuk është problem i madh për këdo që do të presë një biletë, por më shumë si një ndjesi morale që edhe sportdashësit të vlerësohen.


Dhe gjithçka besohet se do të ndodhë. Tani është radha e klubit korçar të marrë edhe vendimin dhe të japë njoftimin që tifozët presin, për një hyrje të lirë dhe për një pjesëmarrje masive.


“KORÇA BOOM”



 
 
bottom of page