top of page

Universiteti “Fan S. Noli”/ Përvoja të veçanta në kuadër të projektit Erasmus+ CBHE, SMART

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 17
  • 2 min read

Njohuri të reja mjaft interesante dhe inovative, si edhe përvoja mbresëlënëse sjellin studentet Ina Bala, Fjorela Bajraktari dhe Danja Belortaja pas vizitës në Universitetin e Donja Goric-ës në Mal të Zi.

Sot, në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli” u zhvillua një takim në të cilin studentet ndanë me bashkëmoshatarët këto përvoja të veçanta pas vizitës në Universitetin e Donja Goric-ës dhe Digital Den Hub në Mal të Zi, në kuadër të projektit Erasmus+ CBHE, SMART.

Për studentët e pranishëm në takim, vajzat treguan njohuritë e reja që përfituan në veprimtari të ndryshme, ku morën pjesë, trajnimet, orët e hapura, si dhe për njohjet e reja dhe shkëmbimin kulturor me bashkëmoshatarët atje dhe me stafin akademik, duke i vlerësuar mjaft të rëndësishme për karrierën e tyre si studentë dhe jo vetëm.

Takimin e përshëndetën edhe prof. as. dr. Ledina Alolli, dekane e FE dhe prof. as. dr. Benita Stavre, koordinatore e projektit, të cilat inkurajuan edhe studentët e tjerë që të përfshihen në trajnime dhe workshope që zhvillohen jo vetëm nga Qendra Inovative SMART, por edhe në të tjera mundësi që ofron Univeristeti ynë nëpërmjet mobiliteteve Erasmus+ me universitete të ndryshme në Evropë.

New and highly interesting knowledge, as well as impressive experiences, were brought by students Ina Bala, Fjorela Bajraktari, and Danja Belortaja following their visit to the University of Donja Gorica in Montenegro.

Today, at the premises of “Fan S. Noli” University, a meeting was held where the students shared these unique experiences with their peers after their visit to the University of Donja Gorica and Digital Den Hub in Montenegro, as part of the Erasmus+ CBHE project, SMART. For the students present at the meeting, the young women shared the new knowledge they gained from various activities they participated in, such as training sessions, open classes, and their new connections and cultural exchange with peers there and the academic staff, highlighting their significant value for their academic and professional careers.

The meeting was also greeted by Assoc. Prof. Dr. Ledina Alolli, Dean of FE, and Assoc. Prof. Dr. Benita Stavre, project coordinator, who encouraged other students to get involved in trainings and workshops organized not only by the SMART Innovative Center but also through other opportunities offered by our University via Erasmus+ mobility programs with various universities across Europe.

 “KORÇA BOOM”

Recent Posts

See All
Përse 7 Marsi është caktuar dita e mësuesit?

<p>7 Marsi, Dita e Mësuesit, është një ditë e shënuar në shumë vende të botës, duke përkujtuar rolin e jashtëzakonshëm që kanë mësuesit në zhvillimin e individëve dhe shoqërisë. Dita e Mësuesit është

 
 
bottom of page