top of page

Universiteti “Fan S. Noli” i ftuar në Universitetin e shkencave, Krems, Austri

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 8
  • 1 min read

Universiteti “Fan S. Noli” i ftuar në Universitetin e shkencave, Krems, Austri në kuadër të javës ndërkombëtare të stafit.



Stafi ndihmësakademik i Universitetit “Fan S. Noli” i përbërë nga z. Edmond Gaçe, përgjegjës i Sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Statistikës, znj. Megi Pashko përgjegjëse e Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun dhe Studentëve, znj. Fotjola Stillo, përgjegjëse e Sektorit të Projekteve, Trajnimit Shkencor dhe Shërbimeve Terciare dhe specialisti i IT, z. Klajdi Qafzezi me ftesë të Universitetit të Shkencave të Aplikuara, Krems, Austri mori pjesë në Javën Ndërkombëtare të Stafit organizuar nga ky Universitet.

Përgjatë një jave, rreth 70 të ftuar nga 22 vende të botës u bënë pjesë e veprimtarive të cilat u përqëndruan në dy tema kryesore:


Turnaround and Transformation Management - Can AI help us? - në të cilën u zhvilluan seminare dhe prezantime të programuara për të ofruar njohuri të vlefshme, si dhe për të shkëmbyer përvoja lidhur me rolin e inteligjencës artificiale në nxitjen e transformimit organizativ në Universitete.


“International Relations and Ëelcome Center Track” ishte tema, e cila u përqëndrua në prezantime dhe seminare lidhur me praktikat më të mira në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mobilitetet e studentëve dhe të stafit, si dhe informacione lidhur me shërbimet mbështetëse të ofruara nga Universitetet pjesëmarrëse.



Gjatë kësaj jave intensive, përfaqësues nga universitete të ndryshme u bashkuan në një hapësirë të përbashkët akademike e sociale, ku ndanë jo vetëm praktikat më të mira nga institucionet që përfaqësonin, por edhe vizione për të ardhmen.


 “KORÇA BOOM”



Recent Posts

See All
Përse 7 Marsi është caktuar dita e mësuesit?

<p>7 Marsi, Dita e Mësuesit, është një ditë e shënuar në shumë vende të botës, duke përkujtuar rolin e jashtëzakonshëm që kanë mësuesit në zhvillimin e individëve dhe shoqërisë. Dita e Mësuesit është

 
 
Sot urim i veçantë: Gëzuar festën Mësues!

<p>Sot është një ditë e veçantë, një ditë që na kujton rëndësinë e mësuesve dhe rolin e jashtëzakonshëm që ata luajnë në jetën tonë. Gëzuar festën mësues! Ky është një moment për t’i falenderuar për p

 
 
bottom of page