Universiteti “Fan S. Noli” prezanton Shqipërinë në Projektin Ndërkombëtar, Socio-Kulturor!
- Korca Boom
- Feb 6
- 2 min read
Universiteti “Fan S. Noli” prezanton Shqipërinë në Projektin Ndërkombëtar, Socio-Kulturor me temë: “Crawling Down The Aisle: Breaking the Chains of Early Marriage” (Duke u zvarritur drejt altarit: Këputja e Zinxhirëve të Martesave të Hershme).
Projekti, me moton “Fuqizimi i rinisë kundër martesave të hershme” do të shtrihet në periudhën shkurt–qershor 2025 dhe organizohet nga American University in Bulgaria, Center for Information, Democracy & Lidership dhe EdVenture partners (USA).
Sipas dr. Juliana Çyfeku projekti “Duke u zvarritur drejt altarit: Prishja e Zinxhirëve të Martesave të Herëshme” ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për çështjen e martesave të “fëmijëve të mitur” në Shqipëri, veçanërisht në zonat rurale, ku vazhdojnë praktikat tradicionale ose të detyruara. Pavarësisht ligjeve ekzistuese që ndalojnë martesat e hershme, ato nuk i mbrojnë plotësisht të miturit nga vendimet që ndikojnë në jetën e tyre.
Pikërisht ky projekt synon të fuqizojë të rinjtë duke ofruar edukim mbi të drejtat e tyre, rreziqet e martesave të hershme dhe promovimin e barazisë gjinore.
Përmes fushatave ndërgjegjësuese në terren dhe fushatave dixhitale, si dhe angazhimit të komunitetit synohet ndërgjegjësimi rreth kësaj çeshtje themelore që cënon lirinë e individit në shoqërinë demokratike veçanërisht te të rinjtë e moshës 16-24 vjeç, duke zvogëluar pranimin e martesave të “të miturve” dhe thirrjen për mbrojtjen e të drejtave për zgjedhje të lira.
Projekti është hartuar për të pasur një ndikim me shtrirje në të gjithë Shqipërinë, të matshëm dhe afatgjatë.
The “Fan S. Noli” University presents Albania in an International Socio-Cultural Project titled “Crawling Down The Aisle: Breaking the Chains of Early Marriage.”
The project, with the motto “Empowering youth against early marriages,” will run from February to June 2025 and is organized by the American University in Bulgaria, the Center for Information, Democracy & Leadership, and EdVenture Partners (USA).
According to Dr. Juliana Çyfeku, the project “Crawling Down the Aisle: Breaking the Chains of Early Marriage” aims to raise awareness about the issue of “child marriages” in Albania, particularly in rural areas, where traditional or forced practices still prevail. Despite existing laws prohibiting early marriages, they do not fully protect minors from decisions that affect their lives.
This project seeks to empower youth by providing education about their rights, the risks of early marriages, and promoting gender equality.
Through on-the-ground awareness campaigns, digital campaigns, and community engagement, the goal is to raise awareness about this fundamental issue that infringes on individual freedom in a democratic society, especially among youth aged 16-24, reducing the acceptance of “child marriages” and calling for the protection of rights to free choices.
The project is designed to have a measurable and long-lasting impact across all of Albania.
“KORÇA BOOM”