top of page

Universiteti “Fan S. Noli” veprimtari për 75-vjetorin e ndarjes nga jeta të George Orwell

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 25
  • 2 min read

Departamenti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti “Fan S. Noli” në bashkëpunim me Students’Hub “Think Tank” dhe Bibliotekën Publike “Thimi Mitko”, Korçë organizoi një veprimtari për të nderuar 75-vjetorin e ndarjes nga jeta të novelistit dhe poetit anglez George Orwell.

Pjesë e kësaj veprimtarie ishte leksioni i hapur me temë: “Përjetësimi i gjuhës së propagandës nga G. Orwell. Reflektim mbi “Animal Farm” dhe përkthimi i veprës në gjuhën shqipe” i mbajtur nga përgjegjësja e Departamentit, prof. as. dr. Eriola Qafzezi.

Ky takim shënoi një “udhëtim intelektual” përmes analizave rreth gjuhës së huaj dhe realitetit, manipulimit nëpërmjet propagandës, si dhe mesazheve të fuqishme të “Animal Farm”, duke i sjellë ato në kontekstin e përkthimit në gjuhën shqipe.

Studentët diskutuan, dhanë mendime të ndryshme e treguan interes në lidhje aktualitetin dhe ndikimin e vazhdueshëm të veprës.

Falënderime përcolli në emër të Departamentit përgjegjësja Qafzezi për të gjithë bashkorganizatorët dhe pjesëmarrësit, të cilët e bënë këtë takim mjaft të veçantë dhe frymëzues.

The Department of Foreign Languages at “Fan S. Noli” University, in collaboration with the Students’ Hub “Think Tank” and the Public Library “Thimi Mitko,” Korçë, organized an event to honor the 75th anniversary of the passing of English novelist and poet George Orwell. A highlight of this event was an open lecture titled: “The Perpetuation of Propaganda Language by G. Orwell. Reflections on Animal Farm and the Translation of the Work into Albanian,” delivered by the Head of the Department, Associate Professor Dr. Eriola Qafzezi.

This meeting marked an “intellectual journey” through analyses of foreign language and reality, manipulation through propaganda, and the powerful messages of Animal Farm, bringing them into the context of their translation into Albanian.

Students engaged in discussions, shared diverse opinions, and showed great interest in the relevance and lasting impact of the work. On behalf of the Department, Dr. Qafzezi expressed gratitude to all co-organizers and participants who made this event truly special and inspiring.

 “KORÇA BOOM”

Recent Posts

See All
Përse 7 Marsi është caktuar dita e mësuesit?

<p>7 Marsi, Dita e Mësuesit, është një ditë e shënuar në shumë vende të botës, duke përkujtuar rolin e jashtëzakonshëm që kanë mësuesit në zhvillimin e individëve dhe shoqërisë. Dita e Mësuesit është

 
 
bottom of page