top of page

URIMI/ Edhe 100 vite të lumtura trajnerit të basketbollit Ilir Nika!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 2
  • 1 min read

Sot është një ditë e veçantë për një nga trajnerët e lojërave me dorë, siç është Ilir Nika. Pikërisht sot më 2 prill Nika feston 58-vjetorin e tij të lindjes dhe stafi i portalit “Korça Boom” gjen rastin ta urojë: Edhe 100 vite të lumtura Ilir!


Që prej moshës 10-vjeçare Iliri ka qënë i lidhur ngushtë me sportin e basketbollit, ku ka marrë pjesë në klasat sportive dhe në moshën 19-vjeçare kaloi me ekipin e paratërinjve të "Skënderbeut”.


Prej shumë vitesh ka qenë pjesë e stafit te Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Mihal Grameno” dhe 5 vitet e fundit mban pozicionin e instruktorit të basketbollit pranë Qytezës së Fëmijëve.


Instruktor Iliri fokusohet në zhvillimin e aftësive individuale dhe bashkëpunimin në skuadër duke inkurajuar disiplinën dhe respektin në çdo seancë stërvitore.

Iliri është edhe trajneri i basketbollit të meshkujve dhe jetën e tij e ka lidhur me lojën e koshit.


Gëzuar ditëlindjen e 58-të Ilir Nika!



 “KORÇA BOOM”




bottom of page