top of page

VOLEJ FEMRA/ Autobuzë falas drejt Korçës. Në Pogradec organizohen për derbin!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 9
  • 1 min read

Nesër në orën 17:00 zhvillohet ndeshja e parë e “play-off”-it mes Skënderbeut dhe Pogradecit në volejboll për femra. Ndeshja derbi e Prefekturës së Korçës padiskutim që ka tërhequr vëmendje maksimale dhe pritet që nesër të shikojmë një pallat sporti të tejmbushur.



Ndërkohë që tifozët bardhekuq kanë deklaruar që do të jenë të shumtë nesër në mbështetje të skuadrës së tyre të zemrës, vjen edhe njoftimi i klubit mik të Pogradecit. Ndërkohë që pjesa më e madhe e tifozëve do të udhëtojnë me mjetet e tyre private, klubi pogradecar njofton për ata që nuk kanë makinë që do të kenë në dispozicion një autobuz falas.


Ja dhe njoftimi i sotëm i klubit të Pogradecit:


Njoftim!

Ditën e Enjte ora 15:30 tek Pallati i Sportit “Arefi Berberi” niset autobuzi i vendosur nga klubi për ata që duan të udhëtojnë falas drejt Korçës për të ndjekur nga afër ndeshjen mes Skënderbeut dhe Pogradecit.


Ju mirëpresim të jemi sa më shumë në mbështetje të vajzave tona!

Forca POGRADECI!



 “KORÇA BOOM”



 
 
bottom of page