top of page

VOLEJ FEMRA/ Nesër ora 17:00 derbi i madh i juglindjes, spektakël i garantuar

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 9
  • 1 min read

Skënderbeu-Pogradeci është padiskutim derbi më i madh i Prefekturës së Korçës dhe të tilla derbi kemi parë në futboll, por që të shikonim në lojërat më dorë, kjo për herë të parë do të ndodhë në histori ditën e enjte, pra nesër.


Themi këtë, pasi është historike që Pogradeci ka objektiv titullin kampion dhe do të ketë përballë kampionen në fuqi, Skënderbeun. Volejbolli i femrave nesër do të shijojë ndeshjen më të bukur dhe më të madhe të historisë.



10 prill ora 17:00 pritet që të mbledhë në shkallët e pallatit të sportit “Tamara Nikolla” numrin më të madh të tifozëve, madje pritet që edhe nga Pogradeci të udhëtojnë qindra tifozë në mbështetje të ekipit të tyre të zemrës. Kjo përballje do të jetë e para për fazën e “play-off”-it dhe i takon Skënderbeut si ekipit kryesues që të jetë skuadra pritëse.


Ndeshje të tilla rallë i shikojmë, prandaj të gjitha rrugët nesër të çojnë vetëm në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”.


Derbi i juglindjes premton spektakël dhe askush të mos e humbë këtë shfaqje kaq të madh sportive.


Suksese Skënderbe!

Suksese Pogradec!

Fitoftë më i miri!



 “KORÇA BOOM”




 
 
bottom of page