top of page

VOLEJ FEMRA/ Pogradeci për revansh sot në orën 16:00 ndaj Dinamos!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 4
  • 1 min read

Pogradecaret, të cilat janë duke kaluar një formë të shkëlqyer sportive dhe këtë e kanë treguar edhe me rezultatet e këtij viti, sot do të luajnë sfidën e kthimit në kryeqytet ndaj Dinamos.


Në orën 16:00 në Farkë liqenoret duan revanshin, pas fitores së pastër 3-0 përpara katër ditësh në ndeshjen e parë në Pogradec. Sigurisht që Pogradeci është një hap larg kalimit më tej dhe shanset janë të mëdha që kjo skuadër të shkojë larg edhe në këtë fazë të fundit.



Madje kjo skuadër ka kohë që po deklaron se është një ekip i frikshëm për të gjitha ekipet dhe sot e ka detyrim fitoren ndaj dinamoviteve. Klubi pogradecar qysh ditën e djeshme ka nxjerrë njoftimin e kësaj përballjeje dhe pritet që të jetë një ndeshje e bukur në kryeqytet, por me një fund të lumtur për liqenoret.


Sot është radha e një tjetër fitoreje dhe Pogradeci beson se do t'ia dalë.

Suksese vajza!



 “KORÇA BOOM”



 
 
bottom of page