Volejboll/ Përcaktohen ekipet e "play-off"-it. Mësoni me kë luan Skënderbeu!
- Korca Boom
- 1 day ago
- 1 min read
Tashmë është përcaktuar edhe rruga që do të ndjekin ekipet e volejbollit për meshkuj dhe femra. Kështu, ekipi i vajzave të Skënderbeut do të luajë me Pogradecin, ekipin që ka eleminuar Dinamon.
Pra, një derbi i bukur i juglindjes do të tërheqë një numër shumë të madh sportdashësish, si në Korçë ashtu edhe në Pogradec. Nuk ka më bukur se kaq në lidhje me këtë fakt, e gjithashtu kjo do të jetë një ngjarje që duket qartë se do të jetë e bukur dhe mjaft delikate për të dy ekipet.
Gjithsesi, Skënderbeu vjen me autoritetin e ekipit të vendit të parë dhe me të gjitha mundësitë si një sfidante.
Për meshkuj, djemtë e Arben Priftit do të luajnë kundër Tiranës, ekipit që në kampionat i mundi në Korçë me rezultatin 2-3. Por tani është një tjetër realitet dhe Skënderbeu kërkon finalen e madhe, e cila ka shumë mundësi të jetë me Partizanin. Megjithatë, duhet të kalojnë pengesën e parë, ekipin e Tiranës e më pas të shihet vazhdimësia.
“KORÇA BOOM”
